Site icon Telegrafi

Gastronomët shpallin “Non Grata” Qeverinë: S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve

Qeveria e Kosovës sot kumtoi masat e reja antiCovid të cilat prekin më së shumti sektorin e gastronomisë.

E këta të fundit kanë vendosur që të shpallin Qeverinë e Kosovës “Non Grata”, duke ia bërë me dije se nuk do të ketë më kafe për të.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në reagimin e Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës edhe më herët ka reaguar pas propozimit për vendosjen e masave të reja anti-COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Gastronomët ultimatum Qeverisë: Nëse për 7 ditë nuk plotësohen kërkesat tona do të rrisim kundërshtimet

Ata me anë të një shkrimi në Facebook, kanë thënë se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen brenda një jave, atëherë sipas tyre do të rriten kundërshtimet dhe veprimet.

“Situata në sektorin e gastronomisë është jashtëzakonisht e rëndë. Andaj, nëse brenda afatit kohor prej shtatë (7) ditësh nuk merren parasysh kërkesat tona vitale, dhe nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje, ne do të rrisim kundërshtimet, veprimet, dhe reagimet tona”, thuhet në reagim.  /Telegrafi/

Exit mobile version