Shoqata e Gastronomëve njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër Coronavirusit.
Për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë im ë poshtë:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!
Vaksionohu, sigurohu #mbrojeKosovën”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/