Site icon Telegrafi

Gastarbajteri boshnjak hit në Youtube

Edhe pse paragjykimet në llogari të boshnjakëve shpesh janë temë e nxehtë diskutimi, Ekremi është shembulli më i mirë se si pa talent, arsimim shkollor dhe para mund të bëhesh i njohur, ndërsa ndër adhuruesit e tij në Facebook fshihen edhe emra të njohur të muzikës dhe show-bizit boshnjak, serb e kroat.

Kënga e tij, vetëm për 12 ditë arriti shifrën magjike prej një milion klikimeve, që për ndonjë yll të estradës këtu në Kosovë është shifër e paimagjinueshme.

Përveç që statistikat ia siguruan atij titullin e Ballkanasit më të famshëm disa adhurues të tij në YouTube kanë komentuar se dëshirojnë ta shohin atë si përfaqësues i Bosnjën në Eurosong. /Telegrafi/
 

Exit mobile version