Gian Piero Gasperini në përfundim të takimit të fituar 1-3 në takimin përballë Crotones ka folur për mikrofonat e Sky Sport duke analizuar në tërësi ekipin e tij.
Mes të tjerash, tekniku italian foli edhe për çështjen e portierit titullar të ekipit.
“Në portë luan vetëm një person dhe për momentin titullar është Etrit Berisha, por Sportielo mund ta rifitojë vendin e tij gjatë 38 javëve të kampionatit”, tha Gasperini.
Portieri i kombëtares shqiptare u transferua këtë verë nga Lazio te Atalanta në formë huazimi. Synimi i Berishës ishte që të luante rregullisht, dhe atë që nuk ia ofronte dot skuadra e kryeqytetit italian, po ia ofron ekipi nga Bergamo.
Prej 3 ndeshjesh, shqiptari është titullar në portën e Atalantës dhe ka pësuar deri më tani 5 gola.