Berat Gjimshiti ka qenë mungesa e madhe e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Polonisë, pasi mbrojtësi shqiptar pësoi një lëndim.
Qendërmbrojtësi shqiptar u lëndua ndaj Hungarisë në një duel me Etrit Berishën dhe sulmuesin kundërshtar, duke thyer krahun e tij.
Kjo ka bërë që nga tetori Gjimshiti të mbetet jashtë fushave, derisa rikthimi i tij në fushë pritet të zgjasë edhe pak.
Ka qenë trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini që ka folur në konferencë për shtyp për rikthimin e shtatlartit shqiptar.
Sipas trajnerit italian, rikthimi i tij në fushë duhet të shkojë më ngadalë se që ishte parashikuar, për mos të rrezikuar një lëndim të ri.
“Gjimshtiti nuk kishte një probleme muskulor, por një thyerje të krahit. Sapo të ketë sigurinë që nuk do të lëndohet më, do të mund të luajë”, deklaroi trajneri italian.
Atalanta pret që të ngjitet fraktura e Gjimshitit, pasi që reprezentuesi shqiptar është një mbrojtës dhe ka duele të shumta me kundërshtarët ku mund t’i përsëritet lëndimi nëse kthehet para kohe.
Gjithsesi mediat italian kanë raportuar se rikthimi i shqiptarit në fushë mund të ndodh më 6 nëntor më së afërmi ose më 20 nëntor më së largu pas ndeshjeve të Kombëtareve. /Telegrafi/