Site icon Telegrafi

Gasperini në planet e Romës

Getty Images

Gian Piero Gasperini është njëri prej kandidatëve për të zënë vendin e Luciano Spallettit te Roma.

Trajneri aktual i Giallorossëve vazhdon ta refuzojë vazhdimin e kontratës me klubin italian, i cili është në kërkim të një trajneri të ri.

Lexo po ashtu Trajneri i Atalantas: Po e imitojmë Leicesterin

Strategu i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, tashmë është përmendur si opsion, por Gasperini është më intrigues.

Sipas Mediaset Premium, trajneri i Atalantas i ka lënë përshtypje presidentit të Romës, Jim Pallotta dhe drejtorët e kanë kontaktuar.

Ai ka bërë që Atalanta të ketë një sezon mahnitës dhe aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelë me pikë të barabarta me Interin.

Shefat e Romës besojnë se Gasperini do të merrte lojtarë nga akademia e të rinjve, diçka që i ka munguar Spallettit. /Telegrafi/

Exit mobile version