Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se ndeshja ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve nuk është vendimtare dhe ka shpjeguar se cili është dallimi ndërmjet Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Të martën mbrëma, skuadra italiane është nikoqire e ekipit anglez në Gewiss Stadium në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Pas tri sfidave të zhvilluara, Unitedi është lider me gjashtë pikë, derisa Atalanta ka dy pikë më pak, aq sa ka edhe Villarreali.
The @ChampionsLeague is 🔙! 🌟#AtalantaManUtd #UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/iS5HiMIF9x
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) November 1, 2021
“Për neve, është një ndeshje e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë. E dimë se kemi nevojë për gjashtë pikë nga tri takimet e radhës, prandaj është një sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini në një konferencë për shtyp.
Skuadra e tij në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Liverpoolit dhe Cityt, ndërsa trajneri konsideron se ato kanë qenë skuadra shumë më të organizuara dhe në formën e tyre më të mirë, derisa Unitedi aktualisht është në ndërtim e sipër. /Telegrafi/