Telegrafi

Gasperini e mbanë në stol portierin italian, shkaku Etrit Berisha

Etrit Berisha është kthyer në një nga pikat më të forta te Atalanta, dhe këtë e konfirmon edhe trajneri Gian Piero Gasperini.

Tekniku italian e vlerëson shumë shqiptarin dhe këtë e ka thënë edhe në një intervistë.

Ai tha se Marco Sportiello është portier i zoti, por Etrit Berisha është numër një.

“Sportiello është një portier shumë i mirë, por ai e ka humbur vendin e titullarit tashmë”.

“Shkak për këtë gjë janë bërë disa paraqitje negative, por shkaku kryesor është forma e Etrit Berishës. Portieri shqiptar po kalon një formë të mrekullueshme teksa është një nga lojtarët tanë më të mirë. Për momentin nuk do të ketë ndryshime përsa i përket portës, pasi zgjedhja e parë ështe Etrit Berisha”, ka thënë Gasperini.