Telegrafi

Gasperini e lavdëron Gjimshitin: Është e ardhmja e Atalantës

Berat Gjimshiti ka filluar shkëlqimin në Serie A me fanellën e Atalantës.

Pas dy viteve huazim tek Avellino dhe Benevento, mbrojtësi shqiptar është bërë pjesë e rëndësishme e Atalantës.

Në ndeshjet e para në Serie A, Gjimshiti ka shkëlqyer me klubin zi kaltër, ndërsa ndeshja e tij më e mirë ishte ndaj Romës kur ndali boshnjakun Edin Dzeko.

BERGAMO 14 -07 -2018- FESTA DELLA DEA 2018 .ALBERTO MARIANI – SILPRESS Nella foto – 15 FESTA DELLA DEA 3 SERATA nella foto.BERAT DJIMSITI

Për trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gasperini, mbrojtësi shqiptar është në mesin e lojtarëve që do të jenë e ardhmja e Atalantës.

“Klubi ka bërë investime të mëdha për të ardhmen, por tani duhet të mendojmë edhe për të ardhmen”.

“Lojtarët si Gjimshiti, Mancini, Pesina e Rigoni janë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit”, ka thënë Gasperini.

Skuadra italiane është në bisedime me agjentët e Gjimshitit për vazhdimin e kontratës.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka një kontratë valide deri në vitin 2019, ndërsa Atalanta po mundohet t’ia vazhdojë edhe për katër vite të tjera.

25-vjeçari pritet të luaj edhe në ndeshjen e sotme ndaj Milanit në San Siro. /Telegrafi/