Telegrafi

Gaspart: Çdo të keqe Mourinhos

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Mourinhon dhe e respektoj atë, por nuk më pëlqen që ai shkoi te Real Madridi dhe si rezultat nuk i dëshiroj suksese atje. Shpresoj se do t’i dërgojë ata në Segunda Division (kategorinë e dytë spanjolle)”.

“Unë e njoh atë, por shpresoj se ai do të dështojë dhe të ketë shumë probleme në Madrid”, deklaroi Gaspart për Ona FM.

Mourinho punoi te Barca gjatë kohës kur Gaspart ishte në krye të Blaugranëve. /Telegrafi/