Telegrafi

Gasol i ngazëllyer pas triumfit në EuroBasket

Pasi ka ndihmuar LA Lakers të marrë titullin e NBA-së, Pau Gasol ka shkëlqyer në takimin e mbrëmshëm në të cilin kampioni i botës në basketboll, Spanja, mposhti Serbinë me rezultat 85-63, për të fituar edhe titullin e kampionit evropian.

Gasol ishte i pandashëm duke shënuar 18 pikë, 11 kërcime dhe tri bllokime.

“Jam shumë krenar për bashkë-lojtarët e mi dhe jam falënderues për gjithë stafin stërvitës që na ka çuar në këtë pikë. Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar Spanjën të fitojë këtë titull për të parën herë”, ka thënë Gasol.

“Filluam turneun jo aq mirë dhe nuk luanim në mënyrë ekipore. Por pesë takimet e fundit i kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme. U bashkuam kur ishte më e rëndësishme, në fund të kampionatit”, ka shtuar spanjolli.

Në takimin tjetër, Greqia mposhti Slloveninë me rezultat 57-56 për të marrë medaljen e bronztë në kampionatin evropian.