Site icon Telegrafi

Gjashtë të shëruar e 33 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar 33 raste të reja me coronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, është thënë në njoftim.

Ky Institut ka njoftuar edhe për shërimin e gjashtë pacientëve, duke e rritur numrin total të tyre në 58.

Lexo po ashtu Edhe Prishtina futet në karantinë - 20 prej 27 rasteve të reja me COVID-19 janë në kryeqytet

Deri më tani në Kosovë, nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi kanë vdekur shtatë persona.

Pas rasteve të fundit të konfirmuara, autoritetet kanë futur në karantinë Prishtinën dhe Ferizajn.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media të dielën për të njoftuar për masat e reja.

Exit mobile version