Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.
Këngëtari ka sjell disa këngë të reja gjatë këtij viti kalendarik, të cilat janë shndërruar në hite ndërkombëtare.
Ai ka treguar se brenda dy jave do të publikojë albumin muzikor, i cili deri më tani nuk dihet se sa këngë do të përbëjë.
Këngëtari tashmë ka nisur të publikojë edhe emrat e disa këngëve që do të kemi mundësi t’i dëgjojmë, titujt e të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.
“My Year”, “Roses”, “Creep on me” dhe “Safety” janë katër e para që ka bërë të ditur Labinot Gashi që do të jenë në album.
Ndryshe, rep-artisti gjatë muajit të kaluar ka qenë pjesë e “Sunny Hill Festival”, ku ka performuar para mijëra fansave në Prishtinë. /Telegrafi/