“Vet pranimi në BIBL ka qenë sukses pasi që kushtet që është dashur të plotësohen për të qenë pjesëmarrës i kësaj lige kanë qenë mjaft të mundimshme. Sido që të jetë Peja nuk synon vetëm pjesëmarrjen, pavarësisht një starti jo të mirë”, tha Gashi për Zërin.
“Mendoj se dyja takimet edhe pse i kemi humbur kemi luajtur mjaft mirë dhe me pak fat do të fitonim. E rëndësishme për ne ka qenë organizimi i ndeshjes së parë ndërkombëtare në Pejë, për të cilën ne kemi marrë letër falënderimi edhe nga zyrtari i lartë i BIBL, Shtriks”, shtoi ai. /Telegrafi/