Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.
Kryetari Gashi, përmes këtij urimi ka theksuar se këtë Fitër Bajram, do e kremtohet pa vizita familjare e tradicionale.
Po ashtu, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse siç është shprehur ai.
“Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira”, ka shkruar Gashi.