Reperi i njohur shqiptar G4shi vazhdon të mbetet një emër i pëlqyer i muzikës hip-hop.
Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, G4shi publikoi për ndjekësit një fotografi, ku shfaqej duke folur në telefon, ndërsa tregoi se arsyeja pse e bëri këtë ishte detyrim nga familja.
“Kur prindërit e tu shqiptarë të vënë në telefon anëtarë të rastësishëm të familjes”, ka shkruar G4shi, i cili dukej i trishtuar ndërsa fliste në telefon.
I njëjti po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “That’s Mine”, në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/