Telegrafi

Gashi tregon se kush e ka kërcënuar prokurorin Elez Blakaj

Ai tha se është miliard përqind i sigurt.

Avokati Tomë Gashi ka komentuar rastin e prokurorit Elez Blakaj, i cili aktualisht gjendet në Amerikë, për shkak se siç ka deklaruar ai është kërcënuar lidhur me inicimin e një aktakuze për keqpërdorimet në listat e veteranëve.

Gashi në “Click” në RTV 21 tha se nuk mund ta dokumentojë këtë por është miliard përqind i sigurt që Blakaj nuk është kërcënuar prej personave të akuzuar .

“Blakaj nuk ka qenë i kërcënuar prej asnjërit prej tyre që tashmë janë të akuzuar, 12 përfaqësuesit e komisionit përfshirë me Agim Çekun numër një por ka qenë nga persona tjerë, sepse ne mezi presim që të kërcënojmë dikend se ndoshta shefit i pëlqen. Unë besoj që këta kanë qenë piuna të dikujt që e kanë kuptu seriozisht, edhe me siguri që ka pasë edhe informata të tjera shtesë që ai si thotë kurrë as s’ka me i thanë së paku për një periudhë kohore të shërbimeve sekrete që veprojnë në mënyrë krejtësisht të ligjshme në Kosovë.”, tha Gashi.