Telegrafi

Gashi tregon haptas se çfarë u pëlqen vajzave në trupin e tij

Foto: Gashi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit.

Kënga “That’s mine” të cilën ai e solli muaj më parë në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në YouTube.

Ndërkohë, Gashi vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Gashi ka zbuluar për fansat datën e lansimit të këngës së tij më të re.

Ndërkohë, teksa ka pozuar me këmishën e hapur, reperi i ka befasuar të gjithë duke shkruar se çfarë pëlqejnë femrat në trupin e tij.

“Kënga e re më 5 prill!? Lini një emoji nëse jeni entuziast!! vajzat pëlqejnë ‘leshin tim shqiptar'”, janë fjalët e reperit në Instagram.

Përndryshe, ai këtë vit do të vijë sërish në Kosovë për të performuar gjatë verës në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Gashi (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)