Site icon Telegrafi

Gashi: Do t’i kalojmë pritshmëritë

Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka transferuar klubi i basketbollit, Rahoveci, Artin Gashi ka folur rreth përgatitjeve dhe synimeve të skuadrës së tij.

Basketbollisti therandas, tregon se përgatitjet e skuadrës kanë shkuar mjaftë mirë.

“Stërvitjet i kemi filluar që dy muaj.Ato kanë shkuar mjaft mirë”, ka deklaruar Gashi për therandasport.com.

“Synimet e skuadrës janë sigurimi i mbijetesës por ne jemi duke u përgatitur maksimalisht dhe jam i sigurt se do t’i kalojmë pritshmëritë”, shtoi më tutje Gashi.

Exit mobile version