Telegrafi

Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

Gashi Foto: YouTube

Rep-artisti i njohur, Gashi, ka arritur që të debutojë në tregun ndërkombëtare.

Ai një gjë të tillë e bëri duke përmendur prejardhjen e tij, në pothuajse secilën paraqitje televizive.

Ndërkohë, në një interviste “The Bootleg Kev Podcast” është hapur rreth prejardhjes së tij, duke treguar edhe për historinë e Kosovës.

Foto: Instagram

Gashi u shpreh se nuk e respekton flamurin e Kosovës, pasi njerëzit e tij luftuan dhe vdiqën për atë kuq e zi.

“Dikur e ndanim të njëjtin flamur, kurse tani e kemi me të kaltër e të verdhë. Nuk e respektoj atë, sepse njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi”, u shpreh ai.

Foto: Instagram

Sidoqoftë kësaj, reperi u rrëfye edhe për vështirësitë që pati deri tek karriera që tashmë e posedon, teksa po korr sukses të madh në industrinë muzikore. /Telegrafi/