Site icon Telegrafi

Gashi thotë se Hashim Thaçi i kishte kërcënuar deputetët e PDK-së që ta votojnë Specialen (Video)

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se iniciativa e OVL – UÇK, me peticionin për shfuqizimin të Ligjit për Specialen, është e sinqertë, e drejtë, por edhe e vonuar.

Gashi në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se nuk ka shanse që ky Ligj të shfuqizohet në tërësi.

“Duhet ta dimë se si ka ardhur deri të nxjerrja e Ligjit për Specialen. Gjykata Speciale, duke mos dashur të përsëris vetveten, është Gjykatë e dëmshme për Kosovën dhe për shqiptarët kudo që të jenë”, ka shtuar Gashi.

“Për ne që merremi me punët juridike, e freskët është skena e presionit që e ka bërë presidenti aktual, Hashim Thaçi, në parlamentin e Republikës së Kosovës. Ka qenë një presion i madh ndaj deputetëve, veçanërisht ndaj deputetëve të PDK-së, ku nga Thaçi është thënë se nëse nuk kalon Specialja, do të kemi zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, ata që nuk e kanë votuar nuk do të jenë në listën e PDK në zgjedhje”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version