Sonte në Komunën e Obiliqit janë paraqitur tetë raste të reja me coronavirus.
Kryetari Xhafer Gashi për RTV Dukagjinin ka thënë se burimi i infeksionit për këta persona është KEK-u.
“Këta persona janë familjarë të personave që punojnë në KEK e që kanë rezultuar më parë të infektuar me COVID-19”.
Gashi thotë se po bëhen përpjekje maksimale që të mësohen personat që kanë kontaktuar me familjen e infektuar në mënyrë që të jetë një qark i mbyllur.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi virusi është ende në mesin tonë”.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Obiliq shkon në 10./Telegrafi/