Site icon Telegrafi

Gashi: Të shkurtojmë pritjet e bashkatdhetarëve nëpër kufij

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhura për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka pritë drejtorin e BSK-së Blerim Pushkolli me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare, bën te ditur zuyra për informim e Ministrisë së Diasporës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare” ka thënë Gashi.

Nga ana tjetër, Pushkolli ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Ministrinë për të zgjidhë këtë çështje të përvjetshme.

Exit mobile version