Gashi po vazhdon të bëjë karrierë prej këngëtari përtej oqeanit Atlantik, Shtetet e Bashkuara.
Reperi shqiptar javë më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “My Year”, i cili u mirëprit prej fansave të tij.
Ai vazhdon të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundi, këngëtari që në realitet quhet Labinot Gashi, ka shtuar në trup një tatuazh të ri që ka të bëjë me vendlindjen.
Rep-artisti në barkun e ekspozuar në rrjetet sociale tregon se ka shkruar Kosovo gjersa në afërsi të kërthizës ka vizatuar edhe një lugë.
Këngëtari ditë më parë ka zbuluar se ka incizuar këngën e parë latine “Incizova këngën e parë latine dhe videoklipin në Kolumbi. Shpresoj që do t’u pëlqejë”. /Telegrafi/