Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi është pritur sot nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa siç bënë të ditur Gashi aty është biseduar kryesisht për investime infrastrukturore në rajonin e Pejës.
“Në cilësinë e Nënkryetarit të Komunës së Pejës, takova sot Kryeministrin z. Haradinaj, në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm si dhe realizimin e disa projekteve, me theks të veçantë asfaltimin e rrugëve në Rugovë, Ishtedim, rruga Lumbardh-Milishec, rregullimin e hyrjes së qytetit të Pejës “bulevardi i gjelbër”, ujësjellësin për fshatrat e Lugut Baranit, ndërtimin e murit Lumëbardhit, rregullimin e kanalizimeve në disa fshatra si dhe kalimin e pronave me interes publik nga AKP – Agjencia Kosovare e Pronës në pronë komunale”, ka shkruar Gashi.