Telegrafi

Gashi takon ambasadorin Unler dhe drejtorët e spitaleve

Bashkëpunimi ka të bëjë me trajtimin e pacientëve kosovarë njëjtë në Turqi sikurse shtetasit e këtij vendi, edukim të vazhduar si në Kosovë ashtu edhe në Turqi dhe mbështetje diplomatike të Turqisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare, si dhe anëtarësim të Kosovës në OBSH.

Gashi, sot takoi edhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare dhe drejtorët e Spitaleve Rajonale të Kosovës, të cilët i falënderoi për punën e madhe që ata dhe punonjësit e këtyre institucioneve kanë bërë gjatë vitit që shkoi dhe që po bëjnë tani.

Duke u mbështetur në faktin se, sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjatë vitit që shkoi në institucionet shëndetësore publike të vendit janë kryer rreth 4 milionë vizita mjekësore, Gashi i ka inkurajuar drejtorët e spitaleve që të vazhdojnë edhe me tej me këtë ritëm pune, ndërkohë që rezultatet institucioneve shëndetësore publike të vendit kanë reflektuar pozitivisht edhe me zvogëlimin e aplikacioneve për trajtim jashtë vendit për disa patologji të caktuara. /Telegrafi/