Site icon Telegrafi

Gashi: Syla do ta mbajë premtimin, do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë

Avokati i Azem Sylës, Tom Gashi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka theksuar se klienti i tij nuk është në arrati, sepse sipas tij, Syla për momentin ndodhet në një pushim të aranzhuar më herët.

Gashi ka theksuar Syla ka biseduar më zyrtarët e EULEX-it dhe ka treguar se me të kthyer në Kosovë do të dorëzohet para organeve të drejtësisë.

Ai tha se është i bindur se burrat mbajnë. “Ai do ta mbaj premtimin e tij dhe do t’i përgjigjet drejtësisë”, tha Gashi.

Ndërsa, i pyetur rreth asaj se a e din vendndodhjen e klientit të tij, Gashi ka thënë se edhe nëse do ta dinte nuk është i obliguar ta tregojë. /Telegrafi/

Exit mobile version