Site icon Telegrafi

Gashi: Specialja do të merret edhe me krime ekonomike, s’do ta kursejë askënd në 10-15 vitet e ardhshme! (Video)

Avokati Tomë Gashi ka përsëritur se nuk dihen emrat e atyre që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Por, nuk do të ketë imunitet askush, nga më i vogli e deri te presidenti i shtetit”, ka thënë ai për Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuare se Bashkimi Evropian ka investuar për këtë dhe se ka me i shkua deri në fund kësaj pune. “Mundet me pasë të akuzuar edhe zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kosova me këtë gjykatë ka me u marrë 10 deri 15 vjet. Ajo do të merret edhe me krimet ekonomike”. /Telegrafi/

https://youtu.be/yh6udPIdR9E

Exit mobile version