Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka treguar se si janë pritur masat e reja të qeverisë nga qytetarët e Komunës së Prishtinës.
Gashi, në RTV Dukagjini ka thënë se ndaj masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë pakënaqësi kanë shprehur bizneset, bujqit dhe qytetarët e thjeshtë.
Duke folur për situatën me të prekurit me COVID-19 në kryeqytet, ai tha se është lajm i mirë që në tri ditët e fundit kontaktet e personave të infektuar nga Prishtina kanë rezultuar negativ në testet për coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se komuna ka organizuar largimin e mbeturinave prej ndërtesave ku ndodhen personat e prekur me COVID-19.
Gashi tregon se sot në tendën e vendosur para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë testuar për COVID-19 vetëm 12 persona, mostrat e të cilëve janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Ka mundësi të ketë edhe ndonjë rast që është paraqitur në Klinikën Infektive apo nga karantina”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/