Sonte në Prishtinë janë paraqitur edhe 15 raste me COVID-19 në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për RTV Dukagjinin se ky rezultat vjen pas testimit të 53 mostrave të dy ditëve të kaluara.
“Ka një rënie e infektimeve në Komunën e Prishtinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se sot në këtë komunë kenë rezultuar edhe 15 të shëruar.
Drejtori i Shëndetësisë thotë se tashmë fokusi do të jetë te personat që kanë simptoma e jo siç ka ndodhur më parë kur janë testuar të gjitha rastet e kontakteve.
“Ne sot kemi arritur në 331 raste aktive në kryeqytet”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/