Telegrafi

Gashi sjell këngën e re brenda një jave

Javë më parë zbuloi se do të jetë gjatë verës në një ndër festivalet muzikore më të njohura zvicerane.

Reperi i njohur si G4shi, ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun ndërkombëtar.

“Show me”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, i cili po bën karrierë përtej oqeanit Atlantik në SHBA.

Lexo po ashtu Tre Hip-Hop artisë shqiptarë në festivalin zviceran ku do të perfomojë Eminem dhe French Montana

Artisti, i cli në realitet quhet Labinot Gashi, ka nisur një turne anembanë globit duke përfshirë edhe kryeqendrat evropiane.

Theksojmë se para një jave publikoi këngën “Gloria”, të cilën e solli pa videoklip.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe disa këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/