“My Year” që në gjuhën shqipe do të thotë viti im, ishte një ndër këngët që e kishte publikuar Gashi.
Ky i fundit ka sjell gjatë ditës së sotme edhe një video projekt të ri muzikor, i cili pritet të shndërrohet në një hit.
“Safety”, titullohet kënga më e re e reperit shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video të veçantë.
Theksojmë se rep-artisti për këtë video të re ka bashkëpunuar me DJ e famshëm ndërkombëtar, Snake.
Ndryshe, dyshja ka punuar së bashku edhe në hitin që i dedikohet qytetit francez të Parisit. /Telegrafi/