Avokati Tomë Gashi ka shkruar në Facebook se rastet “Dranica I” dhe “Drenica II”, do të vërtetojnë nëse Kosova është afër BE-së apo jo.
Sipas Gashit, nëse Gjykata e Apelit vendos sipas standardeve evropiane, atëherë dy ish-komandantët Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi, do të duhej të liroheshin, transmeton lajmi.net
“Në Evropë nuk do të duhej askush të shpallej fajtor për veprat që nuk i ka kryer apo pa asnjë provë kredibile”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
NESËR MË 11.Maj 2016 NË GJYKATËN E APELIT SHQYRTOHEN ANKESAT E AVOKATËVE PËR RASTIN “DRENICA I”
Dje Kosova festoj Ditën e Evropës, ndërsa nesër fillon seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, sipas ankesës së avokatëve në rastin e Gjeneral Sylejman Selimit-ish Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sami Lushtaku-ish Komandant i Zonës Operative të Drenicës, si dhe Komandantëve dhe ushtarëve të tjerë në rastin e njohur si “Drenica I”.
Mbrojtja e Sylejman Selimit shpreson se Gjykata e Apelit do të vendos sipas standardeve të Evropës dhe do t’i shpall të pafajshëm z.Sylejman Selimin, z.Sami Lushtakun dhe të tjerët, sepse ata pa asnjë provë e në kundërshtim me standardet evropiane të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë u shpallen fajtor në muajin maj të vitit 2015 për vepra të cilat nuk i kishin kryer.
Politikanët tanë dhe të Evropës po thonë se tani ma jemi shumë afër Evropës, ky rast dhe rasti “Drenica II” që poashtu është caktuar në Gjykatën e Apelit më datën 16 maj 2016 do ta vërtetoj apo demantoj afërsinë e Evropës me Kosovën sa i përket sundimit të ligjit, sepse në Evropë nuk do të duhej askush të shpallej fajtor për veprat që nuk i ka kryer apo pa asnjë provë kredibile.
Ky standard i drejtësisë do të duhej të vlente edhe në Kosovë, do të duhej të vlente edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së, sepse Kosova është Evropë.