Telegrafi

Gashi shpëton Coloradon nga humbja (Video)

Shkëlzen Gashi edhe një herë është treguar vendimtar për skuadrën e tij në MLS.

Gashi ka shënuar në barazimin 1-1 ndaj Houston Dynamos me skuadrën e tij Colorado Rapids.

Ylli shqiptar shënoi në minutën e 67-të dhe ky ishte goli i nëntë i Gashit në këtë sezon.

Vlen të theksohet se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka edhe tre asistime. /Telegrafi/