Telegrafi

Gashi shkruan tri veti të prindërve shqiptarë, më pas pendohet dhe e fshin postimin nga rrjetet sociale

Foto: Gashi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar me famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gashi, është mjaft i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, apo ndonjë opinion lidhur me muzikën apo një ngjarje të caktuar.

Mirëpo ai ka një ves të keq, që zakonisht pas postimeve në rrjetet sociale pendohet dhe i fshin ato.

Njëlloj ka bërë edhe me postimin e tij të fundit në Instagram, pasi ndau me ndjekësit një video të një djali që po prente flokët.

Ai ka shkruar në mbishkrimin e kësaj video, se prindërit shqiptarë kanë disa veti, të cilat i aplikojnë dhe mjafton që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi për këtë gjë.

Gashi (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

“Prindërit shqiptarë do të jenë mësuesi juaj, doktori dhe berberi juaj. Vetëm të mos e lëshoni shtëpinë”, ka shkruar ai.

I njëjti më pas e fshiu postimin, duke mos treguar arsyen. /Telegrafi/

Foto: SC/Gashi/Instagram