Site icon Telegrafi

Gashi: Selimi po mbahet kundërligjshëm në paraburgim

Avokati Tomë Gashi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur në lidhje me mbajtjen në paraburgim të Sylejman Selimit e Jahir Demakut.

Gashi që mbron Selimin, ka thënë se ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahet kundërligjshëm në paraburgim, ani pse Gjykata Supreme ka anuluar të gjitha aktgjykimet në rastin e njohur si Drenica I.

Ndërkohë Sylejman Selimi ishte dënuar edhe ne rastin Drenica II, por edhe këtë rast e ka prishur Gjykata Kushtetuese, duke e kthyer ne rivendosje në Gjykatën Supreme.

Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë arsye juridike që të mbahen në paraburgim Sylejman Selimi e Jahir Demaku, pasi që edhe në kohën kur janë dënuar kanë qenë duke u mbrojtur në liri.

Sylejman Selimi ishte dënuar në dy raste me dënim unik prej 10 vjetësh, ndërsa më vonë me vendim të Gjykatës Supreme dënimi i është zbutur në tetë vjet. /klankosova/

Exit mobile version