Avokati Tomë Gashi ka thënë për ‘Epokën e re’ se aktakuzat e para do të bëhen publike shumë shpejt.
“Ka aludime në emra të caktuar, ku disa prej tyre janë edhe funksionar të lartë”, është shprehur Gashi.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës e zhvendosur në Holandë”.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/