Site icon Telegrafi

Gashi: Me rënien e PDK-së në Drenas, Kadri Veseli nuk guxon të shkojë në zgjedhje

Pas ngjarjeve të fundit në Drenas, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk guxon të shkojë në zgjedhje.

Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në emisionin Rrokum Rroll, me Fidan Jupollin në TV Rrokum.

“Nëse PDK në Drenas ka pasë 19 mijë vota, dhe ka ra në nëntëmijë. Pra, ka humbur 55 për qind të votave. Nëse me këtë logjikë shkohet edhe në Skenderaj, ajo humb 20 mijë vota. Pra, këto humbje të votave kanë shkuar diku, por jo në LDK. Sidoqoftë, me rëndësi është që në një zonë ku PDK në start ka pasë 50-60 mijë vota është përgjysmuar. Bëse ky shembull shtrihet ne krejt Kosovën, është jopozitiv për PDK-në”, thotë ai, duke shtuar se do të kalojë Buxheti për vitin 2017. /Telegrafi/

https://youtu.be/IanVAfgI4QM

Exit mobile version