I pari LDK-së, Lumir Abdixhiku, sondazhet e publikuara nga Televizioni Dukagjini i ka kritikuar, duke i quajtur “propagandë e shfaqje kot”.
E ndaj këtyre deklarimeve të kryetarit të LDK-së, ka reaguar analisti, Dardan Gashi, duke thënë se agresiviteti duhet të bëhet ndaj Qeverisë Kurti dhe jo ndaj gazetarëve.
“Agresiviteti është dashtë me qenë ndaj Qeverisë Kurti e jo ndaj gazetarëve. Se këta agresivitetin po e bëjnë aty ku po e kanë lehtë. Nuk po e bëjnë aty ku po duhet, le të shkojnë ta bëjnë këtë agresivitetin zoti Abdixhiku, jo me shku te Vjosa Osmani me keshë me to edhe me bë aleanca të fshehta, por me konfrontu qeverinë ku duhet dhe politikat e Kurtit e jo me i sha televizionet e gazetarët”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.