Site icon Telegrafi

Gashi: Qeveria e drejtuar nga LDK nuk synon të ketë më shumë se 12 ministri

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka folur për prioritetet e mundshme të qeverisë së LDK-së nëse kjo parti i fiton zgjedhjet.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka një program konkret për qytetarët.

Ai thotë se LDK synon një qeveri të vogël që do të ketë 12 ministri dhe për secilën ministri do të ketë maksimumi dy zëvendësministra.

“Kjo mund të varet edhe nga ndikimet e partnerëve të tjerë të koalicionit, por është e sigurt se nuk do të ketë rritje enorme të ministrive siç ka ndodhur deri ne 22 sosh”.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria e PAN ka shpikur edhe konceptin e koordinatorëve rajonal dhe nacional që sipas tij është antikushtetuese dhe në të ardhmen mund të ketë pasoja të rrezikshme për vendin.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se në ç’kapjen e shtetit njerëzit nuk do të largohen nga puna, port ë njëjtin do t’i shërbejnë shtetin e jo subjekteve politike./Telegrafi/

Exit mobile version