Këngëtari shqiptar që po ndërton famë ndërkombëtare, Labinot Gashi, e ka lansuar projektin e ri muzikor.
Kënga e re titullohet “Sleeping On My Left” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Xhirimi i videoklipit muzikor është bërë nën drejtimin e Jon Primo dhe vet reperit.
Në bazë të reagimeve të fansave në rrjetet sociale, duket se kënga e re është pëlqyer.
Shumë prej tyre kanë shkruar në Twitter se ia ka vlejtur pritja për këngën “Sleeping On My Left”. /Telegrafi/