Telegrafi

Gashi: Prishtina nuk është kundër masave kufizuese, por është kundër selektimit të komunave

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se komuna nuk ka qenë asnjëherë kundër vendosjes së masave të reja.

“Ne kemi thënë se nuk duhet të ketë selektim të komunave dhe se masat duhet të vendosen në nivel vendi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se komuna do të zbatojë masat në përpikëri me kapacitete që ka.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se tre ditët e fundit janë testuar rreth 5 mijë qytetarë, ndërsa më shumë se 2 mijë prej tyre janë nga Prishtina.

“Në nivel vendi 30% e të gjitha testeve kanë rezultuar pozitive. Dhe kjo është ajo që ne kemi thënë se nuk duhet të ketë selektime”.

Gashi thotë se janë të lumtur që në Prishtinë po bëhen më shumë testime pasi sipas tij kjo ndihmon në luftimin e sëmundjes më mirë./Telegrafi/