Federata serbe e Basketbollit është zotuar se do të hidhet në aksion që nëpërmjet FIBA-s ta ndalë rrugëtimin e gjigantit kosovar drejt Ligës Ballkanike. Por, gjatë një prononcimi për Express, Gashi thotë se tentimet e tyre janë të destinuara të dështojnë.
“Sigal Prishtina ia paftë hajrin Ballkan Ligës. Kjo çështje tashmë është e mbyllur. Një milion për qind jam i sigurt se Sigal Prishtina do të garojë në Ballkan Ligë dhe këtu nuk ka vend për shqetësime”, ka thënë Gashi.
“Sigal Prishtina është e deleguar e FBK-së. Andaj, ka mbetur vetëm të nënshkruhet njëfarë lloj kontrate mes FBK-së e Ballkan Ligës, e kjo do të përfundojë brenda pak ditësh, posa të kryhet një procedurë teknike”.
“Reagimi i Serbisë është i kuptueshëm dhe ka qenë i pritur. Ata vazhdimisht reagojnë. Por, çështja e pjesëmarrjes së Kosovës në Ballkan Ligë është e mbyllur dhe kemi mbështetjen e FIBA-s”, ka shtuar Gashi./Telegrafi/