Telegrafi

Gashi: Presim që Gjykata Speciale të vendosë drejtësi për veprimtarët e vrarë të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, shpreson që emri i UÇK-së të pastrohet në Gjykatën Speciale dhe beson që lufta ka qenë e drejtë, por thotë se individët duhet të marrin përgjegjësi.

Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pret nga Specialja të vendosë drejtësi për veprimtarët e LDK-së.

“Veprimtarët e LDK-së nuk i ka vrarë reja e zezë, por një dorë kriminale”, ka thënë ai.

“Kemi njerëz që edhe sot janë në karrocë”, shtoi ai.