Site icon Telegrafi

Gashi premton se do të jep gjithçka për tifozët

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka falënderuar tifozët kuqezi për përkrahjen që po i japin kombëtares në Euro 2016.

Shqipëria nisi me humbje 1 me 0 ndaj Zvicrës, me Gashin që pati rastin më të mirë në fund të ndeshjes për të barazuar gjithçka.

Tani sulmuesi i njohur ka premtuar se do të japë gjithçka në ndeshjen e dytë, ndaj Francës të cilën kombëtarja e zhvillon të mërkurën.

“Të dashur tifozë! Mbështetja juaj është e pabesueshme! Komentet dhe postimet tuaja më nderojnë dhe më nxisin për ndeshjen e radhës të mërkurën me Francën, për të dhënë gjithçka për ju!! Këtë ju premtoj unë juve”, ka shkruar sulmuesi në Facebook.

Exit mobile version