Në Komunën e Prishtinës sot janë regjistruar edhe 41 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se pos këtyre rasteve nga kjo komunë kanë rezultuar të shëruar edhe shtatë persona.
“Nëse i largojmë këto raste të shëruara, në Prishtinë janë 478 raste aktive me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se shifrat janë të pritura për shkak të jetës normale që po zhvillohet në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën këto ditë.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se këto raste kanë dalë si rezultat i shërimit të 100 mostrave të marra dje dhe sot.
Gashi thotë se nga këto raste pozitive që kanë dalë sot, janë edhe katër punëtorë shëndetësorë të shëndetit parësorë.
Ai thotë se disa qendra shëndetësore do të kalojnë nga dy ndërrime në një ndërrim derisa të shërohet këta punëtorë shëndetësorë./Telegrafi/