Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha sot se populli ynë përjetoi shumë sakrifica të mëdha, por liria e vendit ishte mbi të gjitha, andaj edhe jeta u dha për të.
“Lavdi heronjve të kombit, lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, shkruan Gashi në Facebook.
Ndryshe, kreu i Obiliqit mori pjesë sot në manifestimin qendror, në shënim të 21-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Dukagjinit.