Gashi është njëri nga rep-artistët shqiptar që ka arritur për një kohë të shkurtër t’i bashkohet tregut ndërkombëtar.
Ai është i kërkuar në masë të madhe, andaj edhe projektet e tij janë mjaft të shpeshta.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Gashi ka paralajmëruar bashkëpunimin me Pink Sweats dhe Njomza.
Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e fansave është bashkimi i tij me këngëtaren shqiptare, Njomza, në duetin e radhës.
“Upset” titullohet kënga që do të publikohet së shpejti, për të cilin është përkujdesur producenti Robbie Winn.
Ndërkaq, “Paranoid” është projekti i tij i fundit, që e shfaqi reperin në mënyrë të veçantë në paraqitjen skenike. /Telegrafi/