Para pak ditëve reperi shqiptar, G4shi, ka publikuar videoklipin e këngës “My Year” në bashkëpunim me G-Eazy.
Projekti i tyre i shumëpritur tashmë është publikuar dhe detaji interesant në klip ishte shqiponja që reperi bëri gjatë performancës.
Megjithatë, 29-vjeçari aktualisht është në Kolumbi dhe për herë të parë do të bëjë një këngë latine.
“Incizova këngën e parë latine dhe videoklipin në Kolumbi. Shpresoj që do t’u pëlqejë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit të ndarë me ndjekësit.
G4shi edhe këtë vit do të jetë i pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, bashkë me reperin G-Eazy.
Kujtojmë që ai prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në vendlindje. /Telegrafi/