Kreu i Alternativës, Afri Gashi para takimit të liderëve të partive politike në RMV, komentoi edhe situatën e tensionuar në Kosovë pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.
Gashi tha se vendi duhet të jetë i përgatitur për rritjen e sigurisë, në rast të ndonjë eskalimi eventual.
“Shtete e Ballkanit janë enë të lidhura mes vete dhe natyrisht që domino efekti gjithmonë ka pasur ndikimin e vetë. Unë mendoj se nuk mund të ketë refleksion shumë të madh por natyrisht nëse eskalon atje situata, do të duhet ne ta ngremë nivelin edhe më lartë të sigurisë edhe të bashkëpunimit ndër-rajonal edhe me SHBA edhe me BE që të evitojmë çdo incident të mundshëm në shtetin tonë”, tha mes tjerash Gashi.
Ndryshe, ai gjithashtu tha se partia e tij do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së.